Lajme

Deputetja e LVV-së reagon për akuzat e kolegeve nga PDK-ja se janë kërcënuar nga Prindron Sadriu

Deputetja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xehlili

Pas akuzave të dy deputeteve të Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu dhe Ganimete Musliu, të cilat thanë se bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, i ka kërcënuar, ka reaguar deputetja nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, njofton Shqip.com.

Zejnullahu dhe Musliu përmes Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar se janë kërcënuar nga bashkëshorti i Osmanit për deklaratat që ato i kanë dhënë.

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj deklaratave të tyre, duke i akuzuar ato për shpifje në rastin e Prindron Sadriut.

“Përmendin shpifje se si zotëri Sadriu po e kryen rolin e ambasadorit ku ai realisht nuk është emëruar ambasador, ai është ministër në ambasadën në Shkup dhe është obligim i tij të zëvendësoi ambasadorin deri në emërimin e tij. Është e jashtëzakonshme mënyra së si shpifja është krijuar neë një diskurs standard këto ditë”, tha Kica-Xhelili.

Pas deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, e cila tha se Prindon Sadriu – burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kërcënuar, edhe deputetja tjetër nga radhët e këtij subjekti, Ganimete Musliu, tha se është kërcënuar nga bashkëshorti i Shefes së Shtetit.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Musliu tha se para disa ditësh në postën e Kuvendit të Kosovës i ka ardhur një zarf nga presidentja Osmani, por që sipas saj ai ishte dërguar nga bashkëshorti i presidentes.

Musliu thotë se përmes këtij zarfi, Sadriu e kishte kërcënuar atë me padi civile. /Shqip.com