Lajme

Deputetja e LDK-së në përkrahje të Ardita Sinanit pas shkarkimit nga detyra

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka dal në mbrojte të ish-kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinanit pas shkarkimit të saj nga pozita e kryetares.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami është shprehur se në një vend ku shqiptarëve iu mohohet e drejta shkarkohet kryetarja grua e vetme në rajon.

“Në një vend siç është Serbia, ku shqiptarëve ju mohohet çdo e drejtë njerëzore, vendosin të bëjnë luftë politike mes veti dhe ta shkarkojnë të vetmen grua kryetare të komunës, në rajon” ka shkruar Bajrami.

Ardita Sinani- ish kryetare e Komunës së Preshevës

Po ashtu Bajrami thotë se që nga sot Ardita do të jetë edhe më e fortë.

“Kushdo që ushqen ndasi të shqiptarëve qofshin ato edhe politike, sidomos në vendet ku ata nuk janë shumicë, veç mirë nuk është duke ju bë. Dukë e njohur Arditen, e di që ajo nga sot e tutje do të jetë edhe më e forte” thuhet më tutje në postimin e deputetes së LDK-së.

Sot gjatë ditësKuvendi Komunal i Preshevës ka shkarkuar Ardita Sinanin nga pozita e kryetares së kësaj komune.

Sinani nuk ishte e pranishme në seancën e sotme ku u mor vendimi për shkarkimin e saj.Shqiprim Arifi nga Alternativa Demokratike Shqiptare, është zgjedhur të hënën kryetar i Preshevës./Shqip.com