Lajme

Mijëra protestues në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.

Në tubim janë bashkuar edhe pjesëmarrës nga diaspora, të cilët kanë posaçërisht në mbështetje të revoltës që vijon prej ditësh.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protesta nisi me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime. Kërkesa e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit.

Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.

/Shqip.com