Lajme

Deputetja britanike pritet të vizitojë Kosovën

Deputetja britanike, Alicia Kearns
Deputetja britanike, Alicia Kearns

Alicia Kearns, deputetja britanike, gjatë muajit prill pritet që të vijë për vizitë në Kosovë. Këtë e pohoi ajo në një intervistë për Klankosova.tv.

Do të doja, kështu që po përpiqem të organizoj një vizitë muajin e ardhshëm”, tha ajo kur u pyet nëse planifikon të vizitojë vendin tonë.

Ajo tha se ka pasur rastin të takojë disa nga liderët e Kosovës.

Isha e privilegjuar që kisha mundësinë të takohem me shumë nga liderët tuaj muajve të fundit”, deklaroi Kearns.

Tutje, deputetja britanike, e cila ka ngritur zërin shpesh për çështjen e Kosovës në parlamentin britanik, tregoi edhe për takimet që kishte pasur me presidenten, Vjosa Osmani.

Pata privilegjin të takohesha me presidenten tuaj [Vjosa Osmani] për të diskutuar të ardhmen e Kosovës dhe prioritetet e saj dhe është e qartë se Kosova ka synime vërtet të forta sa i përket ambicieve për popullin e saj. Dhe është shumë e qartë se Kosova mund të kontribuojë shumë në komunitetin evropian dhe shpresoj shumë që mund të jem në gjendje të vizitoj muajt e ardhshëm”, tha deputetja britanike, Alicia Kearns.

/Shqip.com