Lajme

Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën

Oleksiy Goncharenko

Oleksiy Goncharenko e ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Ukraina shumë shpejtë do ta njoh Pavarësinë e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur”, ka thënë ai.

Kohë më parë deputeti ukrainas ishte për vizitë në Kosovë, ku edhe mbajti një fjalim në Kuvendin  e Kosovës.

/Shqip.com