Deputeti ukrainas tregon se kush vendos në Ukrainë për njohjen e Kosovës
Publikuar:
(31.10.2022 23:15:04)

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, i cili disa ditë më parë qëndroi për vizitë në Kosovë, ka folur për atë se kush vendos në shtetit e tij lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai në një intervistë për KALLXO.com, ka thënë se vendimi i takon Qeverisë por që për këtë duhet të vendos kuvendi.
“Ky vendim i takon Qeverisë dhe presidentit por Parlamenti e ka të drejtën që t’u drejtohet atyre dhe natyrisht nëse Parlamenti do të votojë për një çështje, asnjë qeveri nuk mund ta refuzojë atë, prandaj është pak e përzier” – tha ai.
Në fjalimin e tij të mbajtur disa ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, Goncharenko është shprehur se kërcënimet e Vuçiqit janë shqetësuese, dhe ato nuk duhet të injorohen.
/Shqip.com