Lajme

Deputeti ukrainas: Kërcënimet e Vuçiqit janë shqetësuese, ato nuk duhet të injorohen

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Alexey Goncharenko po qëndron në Kosovë.

Ai fillimisht para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një fjalim duke theksuar përkrahjen e Ukrainës për Kosovën.

Më tutje ai ka thënë se kërcënimet e Vuçiqit janë shqetësuese, dhe ato nuk duhet të injorohen.

“Vuçiq tha se duhet të denazifikojnë Ballkanin. Kjo është shumë shqetësuese dhe ne e dimë nga historia jonë se ju nuk duhet ta injoroni këtë. Ju duhet të jeni shumë të vetëdijshëm për gjëra të tilla dhe ne duhet ta ndalojmë këtë sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha deputeti.

Po ashtu gjatë ditës së sotme ai pritet të zhvillojë takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Goncharenko më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës.

/Shqip.com