Lajme

Deputeti i VV-së, tregon qëndrimin e Kurtit për Asociacionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi ka folur edhe një herë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe qëndrimin e kryeministrit Kurti lidhur me Asociacionin.

Rrustemi thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka të njëjtin qëndrim në lidhje me Asociacionin, pra është kundër formimit të bashkësisë së komunave në veri me shumicë serbe.

Sipas tij, Asociacioni do t’i dobësonte komunat me shumicë serbe.

“Zoti Kurti e ka qëndrimin e njëjtë, sikurse ka argumente dhe shpjegime të njëjta, si kur ishte në opozitë, edhe sot si kryeministër. Nuk është një pozicion individual, por janë argumentet politike dhe juridike që e vërtetojnë që rendi kushtetues dhe kushtetuta e Kosovës, nuk e përmban, nuk e duron një Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe me përbërje një etnike” ka thënë Rustemi në një intervistë për Euronewsalbania.

Kosova është shoqëri multietnike. Është e dukshme që një Asociacion i mundshëm do t’i dobësonte edhe vetë komunat e Kosovës me shumicë serbe, theksoi deputeti Rustemi.

/Shqip.com