Lajme

Deputeti i VV-së i kundërvihet “Paradës së Krenarisë”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvednosje, Visar Korenica.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka publikuar një fotografi të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kjo për ta kundërshtuar “Paradën e Krenarisë” në mbështetje të komunitetit LGBTI.

“Familja është themeli i ruajtjes së një populli”, ka shkruar Korenica në Facebook.

Të enjten, nën organizmin e disa organizatave joqeveritare është mbajtur “Parada e Krenarisë”.

Nuk është hera e parë që figura publike kundërshtojnë organizime të tilla – pasi i shohin si prishje e familjes dhe shoqërisë. /Shqip.com