Lajme

Deputeti i VV-së del kundër partisë: Pagat për grevistët duhet të procedohen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se pagat e shtatorit duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit.

Ai ka thënë se edhe orët mësimore duhet të kompensohen deri në përfundim të viti shkollor.

“Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit, orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kundër vendimit të qeverise kanë dalur edhe dy deputetet e Listës Guxo, Jeta Statovci dhe Haxhi Avdyli.

Ata kanë thënë se Qeveria duhet të bëjnë ekzekutimin e pagave.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se pagat e muajit shtatorë për grevistët nuk do të dalin./SHQIP.com