Lajme

Deputeti i VV-së: Abdixhiku po kënaqet kur Kosova po del keq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvednosje, Visar Korenica.

“Lumir Abdixhikut po kënaqet se Kosova po del keq”.

Kështu është shprehur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, pas deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili akuzoi Qeverinë e Kosovës për rritje të inflacionit.

Korenica ka thënë se një krahasim i tillë me vendet e Evropës nuk duhet të bëhet, pasi sipas tij Kosova është larg atyre vendeve në aspektin ekonomik.

“Ky shkrimi i tij ka ndodhur fundjavës që shkoi dhe e ka renditur Kosovën në mesin e disa shteteve të fuqishme për nga ana ekonomike duke e pozicionuar në atë mënyrë që me pasqyrua sa më keq sa i përket inflacionit në vend. Po, jo duke i trajtuar përgjegjësisht edhe vendet me të cilat rrethohet Kosova, pra nuk mundesh Kosovën me e krahasu me Zvicrën apo me Gjermani, duhesh me krahasu me Maqedoninë, Shqipërinë, me Malin e Zi e me Serbinë. E kuptojmë që inflacioni ndodh kur ti vazhdimisht ose në masë të madhe je i varur nga importi.

Shqipëria e ka një bilanc tjetër nëse e krahasojmë me Kosovën. Por, reagimi i tij sipas meje mendoj që ka dashtë me tregu që po kënaqna pse Kosova po dilka keq. E kishte me qenë e kundërta e asaj që për me pasqyru një lider politik sikurse që po pretendon vazhdimisht të jetë i tillë ish dashtë me bë një krahasim pak më racional, pak më të arsyeshëm. Jo me i marr vendet që janë vite larg për nga ekonomia dhe për nga zhvillimi i vendit. Konsideroj që ka qenë një huqje e tij, dhe ne kemi reaguar. Konsideroj që herëve të tjera nuk do të vetëkënaqet duke e pasqyruar në mënyrë të keqe vendin e tij”, ka thënë Korenica për EO.

 Abdixhiku ka potencuar se “ne nuk kemi Qveri që u del në krah qytetarëve të saj”, e për këtë Korenica tha se është e pavërtetë, e se është një popullizëm tipik i një lideri opozitar që po mundohet vazhdimisht të pasqyroj negativisht punët e Qeverisë.“Kjo është po ashtu e pavërtetë, Qeveria vazhdimisht ka përkrahur qytetarët me masa të ndryshme, kjo e fundit është edhe me punësimin.

Më herët ka ndodhur disbursimi me 100 milionë euro i ka përkrahur qytetarët me subvencionimin e energjisë elektrike. Pra, është popullizëm tipik i një opozitarizmi apo një lideri opozitar i cili po mundohet vazhdimisht me pasqyru negativisht punët të cilat po mundohet Qeveria me i bë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë tutje Korenica.

Lexo edhe:
Abdixhiku: Inflacioni vjen nga Putini, çështja është çka bën Albini – vendi nuk mbahet me shtesa sociale

Ndryshe, Abdixhiku ka thënë se Kosova nuk ka zhvillim ekonomik ashtu si është duke e prezantuar Qeveria.

Ai tha se Qeveria nuk është në gjendje të ndërmarr as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim./SHQIP.com