Lajme

Deputeti i Vetëvendosjes ofendohet nga një mërgimtarë, publikon bisedën

Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti nga rradhës e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë publike një bisedë ku një mërgimtar e ka ofenduar.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Po e bëjë publike këtë SHATIN sepse po tingëllon si PEDOFIL, edhe pse po doket që vet ka fëmijë. Për ditë shajnë e kërcënojnë, dhe rrallë herë i marr serioz, mirëpo në këtë rast duhet me ditë edhe familja vet, po edhe krejt ata që e rrethojnë me ndejt larg një njeri që lyp me q* fëmijë”, ka shkruar fillimisht Basha.

Ai po ashtu ka thënë se do të informoj institucionet tona, e qe besa edhe te ato në Gjermani.

“Gjithashtu do t’i informoj institucionet tona, e qe besa edhe te ato në Gjermani ku po duket që jeton, që le ta thirrin këtë pedofil! Kurse anash kësaj, rrallë herë raportoj ofendime e kërcënime, sepse shumica janë hajgarexhi, por sa herë e kam bërë, si ti thirrin policia palohen menjëherë Për gjynah të vjen qysh çojnë njerëz e kallëzojnë që kanë gabuar e lypin me i fal”, ka shkruar Basha.

Përmbahuni kapak kur kërcënoni se Facebook-u nuk është arenë me kallëxu trimni është shprehur më tutje deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje./Shqip.com