Lajme

Deputeti gjerman në Kosovë, diskutohet situata politike dhe ajo e sigurisë

Në vendin tonë është duke qëndruar deputetin i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai ka zhvilluar takim me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook.

“Së bashku diskutuam për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon, stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, integrimin në BE, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Ruajtja dhe thellimi i partneritetit të shkëlqyer mes grupeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve është  interes jetik dhe shtetëror, ka bërë të ditur Berisha.

/Shqip.com