Lajme

Deputeti Abazi mban konferencë për media, flet për politikën e jashtme dhe energjinë elektrike

Haki Abazi, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Gjatë ditës së sotme, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi pritet që këtë të premte të mbajë një konferencë për media.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Abazi përmes një njoftimi në faqen zyrtare të tij.

“Në kuadër të intensifikimit të punës dhe angazhimeve në kryerjen e obligimeve si deputet, ju njoftoj: Që nga fundi javës së ardhshme saktësisht nga ora 10:00, të premten në kapacitetin e Deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe përfaqësuesit të votës qytetare,  do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë” ka shkruar Abazi.

Abazi po ashtu ka bërë të ditura edhe çështjet për të cilat do të mbajë konferencën për media.

“Këtë të Premte do të paraqitem për çështjet dhe zhvillimet në Politikën e Jashtme dhe çështjet lidhur me energjinë dhe krizën energjetike dhe rolin dhe hapësirën për deputetin. Uroj deri të premten debati për pagat të përmbyllet” ka thënë Abazi.

Pas paraqitjes së pikëpamjeve dhe qëndrimeve do të jam në dispozicion për pyetjet, ka shtuar më tutje Abazi./Shqip.com

/Shqip.com