Lajme

“Deputetët pa imunitet dhe të mbajnë përgjegjësi për deklaratat”/ Basha: Ky amendament dorëzohet në Kuvend brenda tetorit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar dorëzimin në Kuvend të një amendamenti që synon zhveshjen e deputetëve nga imuniteti dhe të mbajnë përgjegjësi për deklaratat që bën. Në një postim në faqen e tij të Facebook, Basha shkruan se propozimi do t’i dërgohet Kuvendit brenda muajit tetor.

Duke sqaruar dy nismat e tij, Basha thekson se deputeti nuk duhet të ketë imuntet kur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij, njësoj si ccdo qytetar i thjeshtë i këtij vendi.

Po ashtu, pas përplasjes së drejtpërdrejtë që pati me Gazment Bardhin në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe akuzat që ky i fundit hodhi, Basha propozon që deputetët të mbajnë përgjegjësi për deklaratat, ndryshe nga sa parashikon ligji aktual ku deklaratat e ligjvënësve nuk merren në konsideratë nga organet e hetimit.

Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh. Kjo duhet të marrë fund. Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrus dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve“, deklaron Basha.

Postimi i Bashës

Brenda këtij muaji ky amendament do të paraqitet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë:
1️⃣ Të hiqet imuniteti i deputetëve para ndjekjeve penale nga SPAK-u.
2️⃣ Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat që bën.
Deputeti nuk duhet të ketë imunitet kur SPAK ndërmerr një hetim ndaj tij. Pse një qytetar për një shkelje të vogël shkon pa imunitet te prokurori, madje shkon dhe në paraburgim, kurse një deputet apo ministër që akuzohet se ka vjedhur 5, 50 apo 200 milionë euro nuk shkon dot pa iu hequr imuniteti me tam tame e ceremoni? E ndërkohë merr arratinë sepse e ka marrë vesh e gjithë bota siç është rasti i ish-zëvendëskryeministrit të Edi Ramës? Ky është sot burim i pengesave të drejtësisë për të vendosur para ligjit pushtetarët, deputetët, ministrat e korruptuar.
Po kështu ne do kërkojmë që Deputeti të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij. Dy entitete nuk mbajnë përgjegjësi sot për atë që thonë: deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe personat me kartelë psiqike. Salla e Kuvendit, është kthyer në një sallë banalitetesh. Kjo duhet të marrë fund. Çdo denoncim i deputetit nga aula e Kuvendit, duhet të jetë burim për hetim nga prokuroria. Dhe hetimet ose do të çojnë para drejtësisë ata që deputeti denoncon, ose do të çojë para drejtësisë deputetin si gënjeshtar, mashtrus dhe shpifës. Vetëm kështu i japim fund politikës së privilegjeve për pushtetarët, për të ofruar politikën në shërbim të njerëzve
.

/Shqip.com