Lajme

Deputetët në Shqipëri kërkojnë rritje të pagave

Parlamenti i Shqipërisë

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë po diskutohet projektligji për rritjen e pagave të punonjësve të administratës.

Ndërkohë, deputetët kërkojnë rritje të pagave të tyre, pa bërë përjashtime.

Në anën tjetër, ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e pranishme në komision deklaroi se me përfundimin e kësaj reforme do të sjellin një propozim për rritjen e pagave të ministrave dhe deputetëve.

Sakaq deputeti i opozitës Edmond Spaho është shprehur se që prej vitit 2005 nuk janë rritur pagat e deputetëve.

“Ka që në vitin 2005 që nuk ka ndryshuar paga e deputetit”, tha ai.

Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin si pjesë e reformës për pagat në sektorin publik në mënyrë që të ketë një rritje graduale të pagave duke filluar nga Presidenti i Republikës.

/Shqip.com