Lajme

Deputetët kosovar në SHBA marrin pjesë në Lidershipin Botëror të Hapur në Washington

Deputetët nga Kosova në SHBA

Anëtarë të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, Enis Kervan, Jeta Statovci dhe Tinka Kurti janë duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga Ambasada e Amerikës në Kosovë kanë bërë të ditur se deputetët kanë marrë pjesë në Qendrën e Lidershipit të Hapur në Washington, ku është diskutuar për fuqizimin dhe zgjerimin e pjesëmarrjes së grave nga Kosova në sferat politike dhe ekonomike.

Albena Reshitaj, Enis Kervan, Jeta Statovci dhe Tinka Kurti

“Fuqizimi dhe zgjerimi i pjesëmarrjes së Grave të Kosovës në sferat politike dhe ekonomike: Gjatë vizitës së tyre dhjetëditore në Qendrën e Lidershipit Botëror të Hapur në Washington DC dhe Sacramento, anëtarët e Kuvendit të Kosovës ( Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova ) Albena Reshitaj, Enis Kervan, Jeta Statovci , dhe Tinka Kurti po takohen me homologët amerikanë në Kongres, organet federale dhe shtetërore, si dhe organizata publike dhe private për të shkëmbyer idetë dhe praktikat më të mirë”, thuhet në njoftimin e ambasadës./Shqip.com