Lajme

Deputetët e VV-së i kundërpërgjigjen Cholletit dhe Escobarit

Lëvizja Vetëvendosje

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje  iu janë kundërpërgjigjur këshilltarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Artan Abrashi ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të themelohet.

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, shkroi Abrashi.

Kurse, Tinka Kurti nga e njëjta parti ka thënë se Asociacioni i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica) i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë. Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë”, shkroi Kurti.

Lexo edhe:
Chollet dhe Escobar: Është koha për themelimin e Asociacionit

Në një tekst autorial të botuar në Koha.net nga këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarit të Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thuhet se është koha për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

/Shqip.com