Lajme

Deputetët e shkarkojnë Gjyldane Kiçmarin nga bordi i KOSTT-it

Kuvendi i Kosovës

Gjyldane Kiçmari është shkarkuar të enjten nga pozita e anëtares së Bordit të Ndërmarrjes Publike të KOSTT-it.

Kiçmari mbante dy vende pune dhe i ishte thënë të largohet nga një pozitë pasi përbën konflikt interesi.

Për largimin e saj nga kjo pozitë votuan 68 deputetë. Për votuan 64, 15 kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Rekomandimi ishte bërë nga Komisioni për Ekonomi, duke u mbështetur nga opinioni i Agjencisë Kundër Korrupsion dhe opinionet ligjore.

Ndërkohë me 87 vota për ka kaluar shqyrtimi i projektligjit nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar./SHQIP.com