Lajme Ballkan

Deputetët e PD-së tentojnë të hyjnë me forcë në parlament, përplasen me gardën

Ka nisur pranë Kuvendit protesta e udhëhequr nga lideri opozitar Sali Berisha, i cili po shoqërohet edhe nga deputetët që janë përjashtuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pak minuta para nisjes së seancës plenare dhe njëkohësisht edhe nisjen se protestës të thirrur nga Sali Berisha, ka pasur tensione në hyrje Kuvendit.

Mësohet se disa deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë përjashtuar me 8 ditë nga parlamenti po tentojnë të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga garda.

Deputetët që janë duke u përplasur janë Albana Vokshi, Luan Baci dhe Luçiano Boçi.

Kjo protestë nuk do të jetë e vetmja, pasi Berisha paralajmëroi një valë protestash të shtunën.

Forcat e Policsë

Ndërkohë, Policia ka shtuar perimetrin e sigurisë pranë Kuvendit për të shmangur incidentet e mundshme, raportojnë mediat nga Shqipëria.

/Shqip.com