Lajme Botë

Deputetët e Parlamentit Evropian nuk do të debatojnë për dhunën policore në Francë

Pamje nga përleshja e policisë me protestuesit në Francë / [EPA-EFE/YOAN VALAT]

Delegacionet e majta franceze në Parlamentin Evropian donin të hapnin një debat mbi dhunën policore dhe “shtypjen” e demonstratave në Francë, por pa sukses, pasi ligjvënësit e BE-së refuzuan të trajtonin çështje thjesht kombëtare.

Në një votim të mërkurën, eurodeputetët kundërshtuan përfshirjen në rendin e ditës të një rezolute të paraqitur nga Partia Socialiste, Të Gjelbrit dhe La France Insoumise, e cila synonte të “dënonte sulmet serioze dhe të shumta ndaj të drejtës për të demonstruar” që kanë ndodhur në Francë.

Franca duhet të “respektojë të drejtën për të demonstruar dhe sundimin e ligjit”, sipas rezolutës që kritikon “përdorimin joproporcional të forcës” dhe “praktikat e rrezikshme represive” nga policia gjatë protestave.

Por grupet e tjera parlamentare refuzuan që debati francez mbi policinë të futej në institucionin e BE-së, shkruan euractiv.

Eurodeputeti konservator francez François-Xavier Bellamy (Les Républicains, EPP), i cili kujtoi se “më shumë se 800 oficerë policie janë plagosur rëndë” javët e fundit në Francë dhe sugjeroi që Parlamenti Evropian të mos “zëvendësojë” sistemin francez të drejtësisë.

Nga ana e Renew – grupi i Parlamentit Evropian të presidentit francez Emmanuel Macron – eurodeputeti belg Guy Verhofstadt tha se çështja duhet “të debatohet në Asamblenë Kombëtare Franceze”.

/Shqip.com