Lajme

Deputetët e opozitës përpiqen të hyjnë në Kuvend – Noka: Nuk jemi fasadë e Ramës

Deputetët e opozitës nisin ‘aksionin’, lyejnë me miell punonjësit e Gardës.

Ishte deputeti Flamur Noka ai që iu hodhi miell punonjësve.

Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

Deputeti i PD-së Flamur Nokatha se opozita nuk është fasadë e Ramës.

“Në narko-parlamentin e këtij regjimi ka dy rrugë. Shihni përfaqësuesit, kë përfaqësojmë ne? Popullin opozitar. Kush e nisi këtë padrejtësi? Ne na mohuan fjalën. Ata tentuan që të zhbëjnë opozitën. Po për ca jemi zgjedhur ne? Ti bëjmë fasadë Ramës? Ne jemi për të përfaqësuar opozitën, ata që duan lirinë”, tha ai.

/Shqip.com