Lajme

Deputetët e Kuvendi të Kosovës nesër mbajnë dy seanca të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet që ditën e hënë me 7 mars, të mbajnë dy seanca të jashtëzakonshme.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtar e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e parë pritet që të filloi nga ora 12:00, dhe si rend i ditës është: Shënimi i 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Ndërsa seanca e dytë pritet të fillojë nga ora 14:00.

Në këtë seancë rend i ditës pritet të jetë debat parlamentar lidhur me pabarazinë gjinore të grave në shoqëri./Shqip.com