Lajme

Deponia e Mirashit përbën një bombë ekologjike

Deponia Mirash

Distanca mes ujit të mbeturinave dhe ujërave nëntokësor është zvogëluar.

Në vitin 2016, sipas studimit të GIZ-it gjerman distanca ishte nga 12 deri në 16 metra.

Por, sot vlerësohet të jetë përgjysmuar.

Drejtori i Kompanisë për menaxhimin e deponive në Kosovë, Abdullah Haxhiu për SHQIP.com ka thënë se ky nivel mund të jetë rritur për gjashtë metra, duke ju afruar ujërave nëntokësore.

“Për gjashtë metra mund të jetë ngritur niveli që të iu afrohet ujërave nëntokësore dhe mund të jetë më i madh por nuk e di. Në bazë të reshurave, në bazë të mbeturinave sepse tani sasia e tyre është më e madhe se sa ka qenë para gjashtë vitesh”

Deponia gjendet pak kilometra larg Prishtinës, në territorin e Komunës së Obiliqit.

Aty hidhen mbeturinat e të gjitha komunave në rajonin e Prishtinës.

Nëse uji i kontaminuar bie në kontakt me atë nëntokësor, atëherë problemi mund të bëhet ndërkombëtar.

Ai ka thënë se mund të ndodhë që këto ujëra të paraqesin probleme ndërkombëtare.

“Mund të ndodhë që këto ujëra të paraqesin edhe probleme ndërkombëtare. Në momentin që kalojnë këto ujëra në lumin Sitnica mund të paraqesin probleme ndërshtetërore”.

Në vitin 2007, kjo deponi ishte vendosur si lokacion i përkohshëm pasi nuk i plotësonte kriteret.

Ndryshe nga planet që të pranonte 6 mijë tonë mbeturina në muaj, pranon 14 mijë.

Për këtë, Qeveria ka ndarë 300 mijë euro për të bërë një studim fizibiliteti.

Sipas Haxhiut ky studim do të dëshmojë gjendjen faktike të deponisë.

“Shpresoj që kompania e cila do të jetë fituese e kësaj procedure tenderimi atëherë do të merrët me studimin që të dëshmohet gjendja faktike e kësaj deponie dhe sigurisht kanë me u paraparë hapat të cilët duhet të ndermirën”

Megjithatë, kompania vlerëson se Deponia e Mirashit duhet të mbyllet.

Lokacioni i ri është vendosur të jetë në Lipjan

Investimi në këtë komunë kap shifrën e 76 milionë eurove, 36 milionë prej tyre donacion i KFË-së.

Me vendosjen e lokacionit të ri, tarifa për ton pritet të rritet më tepër se 5.31 euro sa është aktualisht.

Pasi, kjo shumë sipas drejtuesve të kësaj kompanie nuk mjafton për trajtimin adekuat të mbeturinave./SHQIP.com