Depay mund të rikthehet në ishull

Transferimi i Memphis Depayt në Juventus – shihej si “punë e kryer” nga shumë media evropiane.
Por, kjo “saga” tashmë ka marrë një kahje tjetër.
Sulmuesi holandez – është në radarin e Manchester United.
Skuadra angleze është e gatshme të paguaj tetë milionë paund për shërbimet e tij – sipas “The Sun”.
Nëse, Depay i bashkohet “Djave të Kuq” kjo do ishte hera e dytë – në karrierën e tij.
Sepse, paraprakisht ai e kishte djersitur fanellën e United – nga viti 2015 deri në 2017.
Sulmuesi holandez ishte golashënuesi më i mirë i Barçës – në sezonin e kaluar – me 12-të gola.
Por, numri i madh i sulmuese – në skuadrën katalunase ka bërë që – ai të mos jetë në planet e Xavi Hernandez.
Memphis ishte bashkuar – me katalunasit – në verën e kaluar – si transferim i lirë.
Teksa, paraprakisht ishte pjesë e Lyonit./Shqip.com