Sport Ndërkombëtar "Tulipani duhet ujitur"

Depay meriton edhe një shans

Memhpis Depay

Opinion

Në Barcelonë zbarkoi me shpresën që do luante në sulm me Leo Messin.

Por, gjërat shkuan nuk shkuan sipas planeve të Memphis Depayt.

Sulmuesi holandez pranoi të luante për Barçën – për një rrogë tejet të ulët edhe pse skuadrat tjera i ofruan më shumë.

Fillimi i sezonit ishte tejet i mirë për të, dhe u shndrruar be njeriun kryesor te repartit sulmues.

CSM signs global football star Memphis Depay – European Sponsorship  Association
Memphis Depay

Memhpis po kalonte formë fenomenale. Ama, në atë repart ishte thuajse i vetëm.

Fati ishte i lënduar, Dembele i lënduar, Luuk de Jong nuk ishte në formë të mirë dhe Aguero u detyrua të pensionohej.

Numri nëntë i blaugranëve- pati një rënie të formës për shkak të mungesës së konkurencës dhe sistemit të lojës që së fundmi Koeman e praktikonte(me krosime).

Another disappointing European night of Memphis Depay with Barça
Memphis Depay

Teksa, në kohën kur dielli filloi të lindë për Barcelonën, fati ia ktheu shpinën Depayt.

Ai pësoi lëndim – që e mbajti jashtë fushës së gjelbër për më shumë se një muaj.

Ndërsa, në këtë kohë – Dembele u rikthye nga lëndimi, Torres dhe Aubameyang e përforcuan skuadrën dhe Luuk u kthye në formë.

Depay e humbi pozitën e titullarit.

Juventus 'knocks on the door' of Barça and is interested in Memphis
Memphis Depay

Tashmë po qarkullojnë lajme se ai do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, por ai nuk e meriton një trajtim të tillë.

Depay nuk është qendërsulmues, teksa në krahun e majtë mund të jetë shumë më efikas se Ferran – për shkak se ka aftësi dribluese më të mëdha.

Largimi i tij do ishte një mungesë respekti i treguar nga klubi – për dikë që erdhi në ditët më të vështira.

“Tulipani” e meriton edhe një mundësi – në sezonin e ardhshëm. /Shqip.com