Sport Ndërkombëtar

Depay ka mbetur në stol – por nuk është penduar që qëndroi në Barcelonë

Memphis Depay

Memphis Depay ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës – në sezonin e kaluar.

Sulmuesi holandez shënoi 12-të gola në La Liga e asistoi dy herë – por tashmë ka mbetur në bankën rezervë.

Përkundër këtij realiteti kontravers – Depay nuk është penduar që nuk u largua nga “Camp Nou”.

“Në verë – disa skuadra u interesuan për mua – dhe pastaj normalisht ju i shikoni mundësitë tuaja, kështu që vendosa të luftoj për vendim tim në Barcelonë”, deklaroi ai për “ESPNnl”.

Teksa, shtoi se “unë e dua konkurencën dhe nuk largohem prej saj. Më pëlqen të jem te Barça”.

Memphis ishte bashkuar – me katalunasit – në verën e vitit 2021– si transferim i lirë.

Teksa, paraprakisht ka qenë pjesë e Lyonit.

Ai ka kontratë me Barçën – deri në verën e vitit 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 35 milionë euro./Shqip.com