Sport Ndërkombëtar

Depay – “i harruar” në bankën rezervë

Memphis Depay

Barcelona po shkëlqen. Tri fitore rradhazi – në La Liga.

Por, këto momente dikush nuk po i shijon në fushën e gjelbër – por nga banka rezerë.

Bëhet fjalë për Memphis Depayn – i cili nuk është inkuadruar asnjë minutë të vetme në këtë sezon.

Sulmuesi holandez e pati epitetin e golashënuesit më të mirë te Barça – në sezonin e kaluar(12-të gola) – por tashmë është i vetmi sulmues pa minutazh.

Memphis Depay

Memphis ishte bashkuar – me katalunasit – në verën e vitit 2021– si transferim i lirë.

Teksa, paraprakisht ka qenë pjesë e Lyonit.

Ai ka kontratë me Barçën – deri në verën e vitit 2023, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 35 milionë euro./Shqip.com