Sport Ndërkombëtar

Depay: Duhet të hakmerremi ndaj Bayernit

Memphis Depay

Në Gjermani kanë udhëtuar për fitore, por natën mund ta mbyllin si anëtarë të Europaligës.

Barcelona do kërkojë fitore ndaj Bayern Munchen, në ndeshjen që do e zhvillojnë të mërkuren, me fillim nga ora 21:00.

Në prag të këtij takimi, një nga sulmuesit kryesor të skuadrës, Memphis Depay ka thënë se duhet të hakmirren ndaj barvarezëve.

“Ne duam të hakmerremi ndaj Bayern Munchen. Do e japim më të mirën nga vetja. Barca duhet që gjithmonë të jetë në Ligën e Kampionëve”, tha filimisht, holandezi.

Depay shtoi gjithashtu se për blaugranët ky takim është sikur finale.

Memphis Depay, decisive! Penalti And goal to give back the joy to the Barça
Memhis Depay

“Është shansi ynë i fundit që të avansojmë në raundin tjetër, është sikur finale. Ne duhet të përgatitemi mirë mentalisht për këtë ndeshje dhe duhet të japin gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv. E di që duhet të luajmë me ritëm maksimal të lojës dhe i kemi 90 minuta për ta bërë atë”, u shpreh 27 vjeçari.

Ky takim do jetë edhe një sprovë që Memphis ta thyejë akullin në këtë kompeticion, sepse ende nuk ka shënuar gol, përkundër se ka zhvilluar pesë paraqitje në këtë sezonë.

Ndërsa, një formë tjetër ka treguar në La Liga, ku ka qenë fenomenal.

Në 15-të ndeshje të zhvilluara në futbollin elitar spanjoll, ai ka shënuar tetë gola, ndërsa është autor i nëntë asistimeve. /Shqip.com