Sport Ndërkombëtar

Denver e Phoenix sigurojnë gjysmëfinalen

Denver është kualifikuar në gjysmëfinale të play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-109 ndaj Minnesota, duke fituar 4-1 serinë e takimeve çerekfinale.

Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në fund, ku për Denver u dallua Jamal Murray me 35 pikë, mbështetur nga Nikola Jokic me një “triple double” (28 pikë, 17 kërcime e 12 asistime).

Përballë Denver në gjysmëfinale do të jetë Phoenix, që mposhti 136-130 Clippers dhe fitoi po 4-1 serinë e takimeve mes tyre. Mungesa e Leonard u ndje te Clippers (Powell 27 pikë), ndërsa për Suns shkëlqyen Booker me 47 pikë e 10 asistime si dhe Durant, autor i 31 pikëve.

Boston Celtics forward Jayson Tatum (0) drives to the basket against Atlanta Hawks forward De’Andre Hunter (12) during Game 2 in the first round of the NBA basketball playoffs, Tuesday, April 18, 2023, in Boston. (AP Photo/Charles Krupa)

Në Lindje, Boston u mund 119-117 nga Atlanta, që mban hapur garën për një vend në gjysmëfinale. Trae Young me 38 pikë e 13 asistime ishte lider për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Brown për Boston, që pavarësisht humbjes udhëheq 3-2 serinë e takimeve.

Çerekfinale  – Konferenca e Lindjes
Philadelphia – Brooklyn, (4-0)
Boston – Atlanta, 117-119 (3-2)
Cleveland – New York, (1-3)
Milwaukee – Miami, (1-3)

Konferenca e Perëndimit
Sacramento – Golden State, (2-2)
Memphis – Lakers, (1-3)
Phoenix – Clippers, 136-130 (4-1)
Denver – Minnesota, 112-109 (4-1)

/Shqip.com