Sport Ndërkombëtar

Denver e Milwaukee ruajnë kreun në konferencat përkatëse

Golden State ka shënuar fitore ndaj Dallasit me rezultat  127-125, duke qëndruar në zonën play off në Perëndim. Ndeshja ishte e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dalluan Kuminga me 22 e Curry me 20 pikë e 13 asistime. 30 pikët e Luka Doncic për Dallas mbetën për statistikë.

Fitore të rëndësishme arriti edhe ekipi i Lakers, që mundi 122-111 Phoenix. Devin Booker realizoi 33 pikë për mysafirët, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Lakers u dalluan Davis me 27 pikë, Russell me 26 e Reaves me 25 pikë.

Memphis, falë 37 pikëve e 10 kërcimeve të Jaren Jackson, mundi 130-125 Houston ku u dallua Green me 32 pikë.

Denver është konsoliduar në krye të renditjes në Perëndim pas fitores 118-104 ndaj Washington. Nikola Jokic u dallua me 31 pikë e 12 kërcime. Fitore të lehtë shënoi Milwaukee, që ruan kreun në Lindje pas fitores 130-94 ndaj San Antonio (Antetokounmpo 31 pikë e 14 kërcime), ndërsa Miami mundi 127-120 New York, ndeshje ku Butler u dallua me 35 pikë.

Rezultatet:
Washington – Denver 104-118
Dallas – Golden State 125-127
Miami – New York 127-120
Toronto – Indiana 114-118
Chicago – Philadelphia 91-116
Memphis – Houston 130-125
Milwaukee – San Antonio 130-94
Minnesota – Atlanta 125-124
Utah Jazz – Portland 115-127
Lakers – Phoenix 122-111

/Shqip.com