Lajme

Dënohet me tetë vite burgim i riu që vrau 61-vjeçarin në Pejë

Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me tetë vite burgim 19-vjeçarin A.B. për vrasjen e 61-vjeçarit S.B.

Sipas njoftimit, rasti kishte ndodhur më 5 shtator të vitit 2020, kur i dyshuari e kishte vrarë me thikë viktimën.

 “Me datë 5 shtator 2020, rreth orës 16:55, në Pejë, me dashje dhe me mjet të mprehtë – thikë, e ka privuar nga jeta viktimën S.B, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës dhe me të kaluar shtëpinë e viktimës, e dëgjon një zë dhe kur kthehet, e sheh viktimën duke e thirr dhe duke ia bërë me dorë, i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihmë, hyn në oborrin e shtëpisë së viktimës, e nga aty më pas hyn në shtëpinë e viktimës, shkojnë në dhomën e ditës, i pandehuri ulet në një krevat përballë kuzhinës, e të cilin me lëng e shërben viktima, e më pas viktima shkon në korridor, e mbyll derën e korridorit me çelës, kthehet prapë në sallon dhe i drejtohet të pandehurit “se pa bo çka të them unë ti nuk del prej këtu”, e më pas viktima shkon dhe ulet në fotele përballë televizorit dhe lëshon televizorin me program pornografik, duke i parë këto veprime dhe duke e ndier vetën të pasigurt, ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse të konstatuara në raportin e autopsisë. – me çka ka kryer vepër penale vrasje nga neni 172 të KPK-së”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se në dënimin prej 8 vitesh do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./SHQIP.com