Lajme

Dënohet me një vit burg dhe 500 euro gjobë i pandehuri nga Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar të pandehurin M.I., për shkak të veprës penale në vazhdim vjedhja.

Gjykata Themelore në Ferizaj, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) €.

“I pandehuri akuzohet se më datat 12, 23 shkurt 2023 dhe 6, 7, 9, 10, 12, 23 mars 2023 si dhe më datë 1 prill 2023 në lokale dhe lagje të ndryshme në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo për persona të tjerë, i merr pasurinë të dëmtuarve, me ç`rast me veprime të tij ka kryer veprën penale në vazhdim vjedhja”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit M.I., me aktvendim të veçantë i caktohet masa e paraburgimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

/Shqip.com