Lajme

Dënohet me 30 vite burgim i akuzuari për vrasjen e vitit të kaluar në Viti

Gjykata Themelore në Gjilan.

B.R është dënuar me 30 vite burgim për vrasjen e A.R në korrik të vitit të kaluar në Viti.

Gjykata Themelore në Pejë ka cilësuar se vrasja ka ndodhur me dashje pas një konflikti fizik në mes viktimës dhe tashmë të pandehurit.

“Pas një konflikti fizik në mes pandehurit dhe dy viktimave A. R. dhe B. B., të njëjtit janë takuar përsëri përball Shkollës “Hoxhë Jonuzi” në Viti, ku dy viktimat kanë ndal veturën e tyre, me shkopinj druri në duar, me qëllim që prapë të konfrontoheshin fizikisht me tani të pandehurin B. R., i cili në atë moment del nga vetura e tij dhe me armë zjarri – pistoletë të prodhimit Tisas Zig 14, gjuan nëntë herë në drejtim të tyre, me ç’rast i ndjeri A. R. nuk u mbijeton plagëve dhe ndërron jetë, ndërsa viktima B. B. mbetet i plagosur dhe dërgohet për kurim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku më pas transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e GJTHGJ-së.

Sipas kësaj gjykate, B.R ka kryer veprën penale “Vrasje Rëndë” dhe “Mbajtje në Pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Ndërsa, për shqiptimin e masës së dënimit prej 30 vitesh trupi gjykues në Departamentin e Krimeve të Rënda ka shtjelluar të gjitha provat dhe dëgjuar të gjithë dëshmitarët.

/Shqip.com