Lajme

Dënohen me burg polici, arsimtari dhe avokati që keqpërdorën seksualisht të miturën nga Drenasi

Lajmi i Fundit.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga katër vite burgim zyrtarin policor dhe mësimdhënësin ndërsa avokati është dënuar me dy vite burg për keqpërdorim seksual të të miturës në Drenas, shkruan Shqip.com.

Polici nga Drenasi, V.V, arsimtari i të miturës Sh.Xh dhe avokati G.H, janë shpallur fajtor pasi kanë keqpërdorur seksualisht 16-vjeçaren nga Drenasi.

“I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata Themelore në Prishtinë

Me katër vjet e gjashtë muaj është dënuar edhe mësimdhënësi i të miturës, Sh.Xh.

Sipas vendimit të gjykatës, ai është shpallur fajtor për dy vepra penale “Keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin” dhe “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”.

“I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, avokati G.H, është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprën penale “Keqpërdorim Seksual”.

“I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Shqip.com