Sport Ndërkombëtar

Denis Shapovalov – e pret Nadalin në çerekfinale

Denis Shapovalov - Rafael Nadal

Edhe një fitore për Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll ka kaluar në çerekfinale të “Australian Open”, pasi ka dal fitues kundë Adian Mannarino.

Nadal ishte superior që nga fillimi dhe arriti të triumfoi me 3-0 në sete duke mos lënë vend për befasi.

Rafa po vazhdon të jetë në kulm të karrierës, përkundër lëndimeve të shumta që pati ndër vite.

Rafael Nadal

Në çerekfinale, ai tashmë do të takohet me Denis Shapovalov, pasi ai paraprakisht triumfoi kundër Alexander Zverev.

Për 22 vjeçarin nga Kanada, kjo është hera e parë që kualfikohet në këtë fazë të këtij kompeticioni.

Nëse shikohet përvoja dhe suksest paraprake, pa dyshim favorit në letër është Nadal.

Denis Shapovalov excited by Rafael Nadal clash: 'It's always an honour to  go up against Rafa' - Tennishead
Denis Shapolavalov

Në ranglistën botërore, Denis është i dhjeti, kurse Nadal i pesti, që e bën këtë ndeshje të jetë një derbi i vërtetë.

Fituesi i kësaj çerekfinale, konsiderohet edhe favorit për tu shpallur kampion, pasi Djokovic nuk u lejua të garonte (nuk ishte i vaksnuar), kurse Federer nuk mori pjesë fare për shkak të lëndimit. /Shqip.com