Sport Shqiptar

Dënim i rëndë për Visar Bekajn

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ndeshjet e luajtura ditën e djeshme në Kampionatin e Shqipërisë në futboll.

Tirana është “masakruar” nga FSHF-ja, teksa portieri Visar Bekaj është dënuar me 12 muaj pezullim. Gjithashtu janë dënuar dhe pjesa më e madhe e futbollistëve bardhekaltër.

Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektatorë për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.

Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Kujtojmë që portieri i Përfaqësueses së Kosovës është duke e zhvilluar sezonin e fundit në Superligën e Shqipërisë, pasi është afër transferimit në një klub nga Turqia.

/Shqip.com