Lajme

Dendias zhvillon takim me Gërvallën flasin për procesin e dialogut

Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka zhvilluar takim edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Procesi i dialogut ishte tema kryesore e takimit në mes të dy ministrave të jashtëm.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Dendias gjatë ditës ka zhvilluar edhe takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi i radhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

/Shqip.com