Lajme

Dendias dhe Lajçak bisedojnë në telefon për zhvillimet Kosovë-Serbi

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Dendias përmes një postimi në Twitter.

“Sot bëra një bisedë telefonike me Miroslav Lajçak dhe e informova për vizitën time të fundit në Prishtinë. Diskutim në kohë mbi zhvillimet më të fundit lidhur me Dialogun Beograd – Prishtinë”, shkroi Dendias.

Kujtojmë se Lajçak është duke qëndruar në Serbi për tu takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq pas një vizite dyditore në Kosovë.

Lajçak është takuar me Kurtin dhe krerët e opozitës ku kanë diskutuar lidhur me planin evropian dhe procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurse, Nikos Dendias është pritur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti.

/Shqip.com