Demi: Kush është ai zyrtar publik që guxon me i nda 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?
Agron Demi nga Instituti GAP ka reaguar lidhur me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve.
Përmes një postimi në Facebook, Demi ka thënë se ‘nëse ligji e thotë se gjatë kohës së grevës grevistat nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin’.
“Për ata që sistem besimi e kanë se ‘ligji është si llastiku’, a paguhen grevistat a jo është krejt çështje e tekeve. Ani pse një teke e tillë kushton 11.5 milionë euro (pagat mujore neto të të gjithë mësimdhënësve). Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistat nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?’, shkroi Demi.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur që për mësimdhënësit të cilët nuk kanë punuar dhe kanë qenë në grevë të mos paguhen.
Gjatë ditës së sotme, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë që komoensim do të ketë vetëm pë rata të cilët kanë punuar.
Mirëpo Nagavci ja ka lënë ‘fajin’ komunave për mosekzekutimin e pagave me arsyen se nuk i kanë dërguar të dhënat në Ministrinë e Financave.
Opozita në Kosovë e ka quajtur si jo të drejtë vendimin për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar edhe kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Muratit.
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka thënë se ky vendim është i padrejtë dhe nëse nuk ekzekutohen pagat atëherë do të mbledhin fonde për t’i paguar mësimdhënësit.
Miliona euro për serbët pa dalë në punë, faj i vetë ministrive – SHQIP.com
Kujtojmë se po bëhen shtatë vjet që kur Kosova ka punësuar nëpër ministri punëtorë nga komuniteti serb.
Por, që nga ajo koha asnjë nga ta nuk del në punë, e për këtë buxhetit të shtetit i kanë kushtuar mbi 6 milionë euro.
Për këtë ekipi i emisionit n ‘Shënjestër ka biseduar me ta për t’i parë arsyet e mos daljes në punë.
Në fund, faji del të jetë krejt institucional, të cilët pavarësisht se i din problemet nuk ndërmarrim hapa për zgjidhjen e tyre. Përgjegjësit e tyre, nuk japin arsye për mungesën e reagimit.
Megjithatë, problem për institucionet që po shprehin vullnet t’i angazhojnë po ju del të jetë kualifikimi i tyre arsimor./Shqip.com