Lajme

Dëmet kulturore në Ukrainë do të vlerësohen me imazhe satelitore

Kombet e Bashkuara të Amerikës po përdorin imazhe satelitore për të vëzhguar sistematikisht shkatërrimin kulturor të shkaktuar në Ukrainë nga lufta e Rusisë.

Siç raporton The Guardian, këto imazhe do të publikohen në një platformë që mund të ndiqet nga publiku brenda pak javësh.

Platforma, që do të lëshohet nga agjencia e kulturës e OKB-së UNESCO, do të vlerësojë ndikimin mbi arkitekturën, artin, ndërtesat historike dhe trashëgiminë tjetër kulturore të Ukrainës. Do të transmetohen imazhet satelitore para luftës në Ukrainë si dhe ato pas saj.

Sipas një listës fillestare, deri tani janë gjetë dëme në 207 vende kulturore  duke përfshirë 88 vende fetare, 15 muze, 76 ndërtesa me interes historik dhe artistik, 18 monumente dhe 10 biblioteka.

Rajonet më të prekura janë në Ukrainën lindore dhe përreth Kievit.

Rajoni i Donetskut ka 59 vende kulturore të dëmtuara, ndjekur nga Kharkiv me 51, Kievi me 30 dhe Luhansk me 25.

Drejtoresha e kulturës dhe emergjencave Uneskos Krista Pikkat tha se mund të vazhdohet në përkeqësimin e gjendjes.

“Përfundimi ynë është i keq dhe mund të vazhdojë të përkeqësohet edhe më shumë. Trashëgimia kulturore është shumë shpesh dëm kolateral gjatë luftrave, por ndonjëherë është synuar posaçërisht pasi është thelbi i identitetit të vendeve”, tha Pikkat.

Organizata arsimore, shkencore dhe kulturore e OKB-së UNESCO ka bashkuar forcat me qendrën satelitore për të prodhuar platformën.

Me të dhëna nga Ministria e Kulturës së Ukrainës, mediat sociale dhe burime të tjera, UNESCO do të dërgojë një listë të vendeve potencialisht të dëmtuara në Unosat. Pastaj, do kërkohen edhe imazhe satelitore edhe nga furnizuesit tregtarë.

UNESCO paguan për imazhet me rezolucion shumë të lartë të blerë nga Maxar dhe Airbus, që kushtojnë rreth 10 € (10 dollarë) një kilometër katror.

Një ekip i vogël ekspertësh të Unosat do të mbikqyrin dhe do t’i studiojnë ndryshimin në  imazhet ‘para’ dhe ‘pas’.

“Ne kryejmë analiza të përditshme mbi Ukrainën duke përdorur imazhe satelitore me qëllim që të kemi një kuptim më të mirë të situatës në terren,” i tha Agence France-Presse Manuel Fiol, analist i lartë i imazheve.

Kur ekipi është ne studimin e imazheve, do të analizojë shkallën e dëmtimit, dhe do të jetë në gjendje që të jep një pasqyrë kohore se kur ka ndodhur dëmi.

Deri tani në luftë, asnjë nga shtatë vendet e trashëgimisë botërore në Ukrainë nuk është dëmtuar.

/Shqip.com