Dembele refuzon ofertën e fundit të Barçës
Dilema e francezit në “Camp Nou” vazhdon akoma.
Barcelona është përpjekur ta mbajë Ousmane Dembelen qysh nga viti i kaluar.
Mirëpo, tani sulmuesi i krahut duket se ka ndarë mendjen për të mos i pranuar marrëveshjen e fundit të ofruar nga blaugranat, raporton GOAL.
Me interesimin e Chelsea-t, si dhe stabilitetin e tyre financiar në krahasim me Barçën, ylli francez është fare pranë largimit.
Madje, të afërmit e tij kishin thënë se nëse kjo është oferta e fundit e klubit katalanas, ai nuk do të veshë ngjyrat e tyre më.
Dembele pati një fillim sezone të vështirë nën urdhërat e Koeman dhe nga lëndimet, por situate u kthye për 180 shkallë me ardhjen e Xavi Hernandez në krye të stolit.
Në 21 paraqitje në La Liga gjatë edicionit paraprak, ai arriti të shënojë një gol dhe të dhurojë 13 asistime.
Përndryshe, Ousmane nënshkroi me Barcelonën në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, për shumën e 140 milionë eurove. /Shqip.com