Dembele – në qiellin e shtatë
Publikuar:
(27.07.2022 08:14:49)

Tre ndeshje, asnjë humbje.
Barcelona po e vazhdon ecurinë perfekte të ndeshjeve pa humbje – në parasezon.
Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez ka barazuar 2-2 kundër Juventusit, në Dallas.
Katalunasit e zhvilluan një ndeshje të mirë, teksa njeriu kryesor ishte Osumane Dembele.
Sulmuesi francez shënoi dy gola – duke dhënë sinjale që po kalon momente të mira të formës.
Kjo paraqitje e tij ishte një “kundëpërgjgje” për Raphinhan, i cili e rrëmbeu vëmendjen në takimet e para.
Dyshja në fjalë duket që do të “luftojnë” për një vend titullar në formacionin startues, pasi konkurenca në fazën e sulmit është shumë e madhe.
Nga minuta e parë në këtë takim u paraqit edhe Robert Lewandowski, por nuk arriti që të tundë rrjetën./Shqip.com