Dembele i bashkohet listës së gjatë të lëndimeve në Barcelonë

Fati i keq me lendime është duke e ndjekur tash e njëkohë, Osumane Demebele-n.
Sulmuesi u rikthye të mërkuren pas pesë muajve mungesë, por tashmë është lënduar përsëri, shkruan Shqip.com.
Këtë lajm e ka bërë të ditur FC Barcelona nëpërmjet një postimi të bërë në rrjtete sociale, Facebook, Twitter dhe Instagram.
Rikthimi i tij në fushën e gjelbër varet nga mënyra se si do të shkojë procesi i rikuperimit.
Numri shtatë i katalunasve është vetëm një ndër lajmet negative, që Barca ka pranuar së fundmi.
Para disa ditëve ishte bërë e ditur se Kun Aguero do të mungojë rreth tre muaj për shkak të probmeleve me zermër.
Ndërsa, sot është lënduar edhe mbrotjësi i krahut të djathtë, Sergino Dest.
Për shkak të lëndimeve, tash e ca kohë po mungojnë Martin Braithwait dhe Pedri Gonazeles.
Kurse, së fundmi janë lënduar Sergio Roberto edhe Gerard Pique.
Pra, te ekipi spanjoll për momentin, jashtë fushave të gjelbra për shkak të lëndimeve dhe problemeve tjera janë gjithsej shtatë futbollistë.
Sa i përket rezultatve, Barca po dëshpron në La Liga, ku gjendet në pozitën e nëntë, me 16 pikë, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse në Ligën e Kampionëve janë në vendin e dytë, me gjashtë pikë./Shqip.com