Sport Ndërkombëtar

Dembele, Gavi dhe Lewandowski – flet drejtori sportiv i Barçës

Barcelona është në një fazë të re reformimi dhe po bëhen gati për edicionin e ardhshëm.

Klubi katalanas po dëshiron të mbjaë yjet e talentët që ka, si dhe të marrë në radhët e tyre lojtarë të klasit botëror.

Ousmane Dembele dhe Pablo Gavi me gjasë do të qëndrojnë në “Camp Nou”, me Lewandowskin që mund të vijë nga Bayerni, raporton Fabrizio Romano.

Komente për situatën e këtyre lojtarëve ka dhënë drejtori sportive i klubit Mateu Alemany.

“Dembele dhe Gavi duan të vazhdojnë të luajnë me ne dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme. Si klub po bëjmë të pamundurën që të dy këta futbollistë të qëndrojnë te Barcelona”, tha fillimisht ai.

Megjithatë, ai bën me dije gjendjen jo të mirë financiare të klubit, duke cekur pagat.

Gavi, Dembele dhe Aubameyang

“Është e vërtetë që duhet të respektojmë disa limite në buxhetin e pagave, duhet të jemi të kujdesshëm, por do të bëjmë të pamundurën për ti mbajtur në skuadër”, u shpreh Alemany.

Krejt në fund drejtori i katalunasve ka folur edhe për transferimin e mundshëm të Robert Lewandowskit, duke thënë se nuk ka pasur takim me agjentin e tij.

“Nuk ka pasur takim me agjentin e tij. Nuk më pëlqen të flas për negociata që janë në proces. Nuk na pëlqen të diskutojmë për lojtarë që janë në kontratë me klubet e tjera”, tha Alemany.

Përndryshe, Barcelona do të përfundojë sezonin pa asnjë trofe këtë sezon, duke u renditur e dyta në tabelën e La Ligës – kampionët e së cilës janë Real Madrid. /Shqip.com