Sport Ndërkombëtar

Dembele do të “divorcohet” nga Barcelona

Osumane Dembele

Nuk e vazhdoi kontratën. Tashmë i ka edhe dy mundësi.

T’i shikoj ndeshjet e Barcelonës nga stoli, ose të largohet deri me 31 janar.

Osumane Dembele dhe Barcelona do të ndajnë rrugët – ose në këtë afat kalimtar, ose në merkaton e verës.

Këtë lajm për mediat spanjolle e ka bërë të ditur – drejtori sportiv i katalunasve, Mateu Alemany .

“Është e qartë se Dembélé nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën. Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit tonë. Ne i thamë Dembélé se ai duhet të largohet menjëherë. Ne presim që Ousmane të shitet para 31 janarit”, tha ai.

Ani pse Xavi Hernandez e konsideronte Dembelen – si një futbollist tejet të rëndësishëm të skuadrës, francezi nuk firmosi.

Sipas rapotimeve të para, thuhet se gjuha e përbashket mes klubit dhe lojtarit nuk është gjetur te kushtet për pagë.

24 vjeçari kishte zbarkuar në “Camp Nou” në vitin 2017, teksa Barca i pagoi Dortmundit 135 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, lëndimet e shumta i’a pamundësuan shkëlqimin.

Man Utd transfer target Ousmane Dembele shuns party lifestyle for  PlayStation and Big Macs – but is still always late
Ousmane Dembele

Ai mbetet transferi i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit katalunas.

Vlera e tij në tregun e transferimeve – konsiderohet të jetë 30 milionë euro.

Nëse – Barca nuk gjen blerës për të – në këtë merkato, atëherë në verë mund të largohet si lojtar i lirë – me kosto zero./Shqip.com