Lajme

Demaj: Gjendja në qytetin e Istogut është e vështirë, ekipet janë në teren që nga ora 5 e mëngjesit

Pas Junikut dhe Pejës, reshjet e shiut kanë bërë që në Komunën e Istogut të ketë vërshime.

Drejtori për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë Komunë, Xhevat Demaj për Shqip.com ka deklaruar se gjendja është e vështirë por që ekipet janë në teren për tu ofruar ndihmë qytetarëve.

“Gjendja është e vështirë, më e vështirë është në qendër të Istogut, ekipet tona janë në teren që nga ora 5:00 e mëngjesit” ka thënë Demaj për Shqip.com

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë kapluar pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit e të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe nesërme, IHK-ja ka paralajmëruar vërshime në disa zona të Kosovës.

Sipas IHK-së, më të theksuara do të jenë nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa Veriore, qendrore, jugore edhe ajo lindore e vendit.

/Shqip.com