Lajme

Deliu shkon për Bajram në familjen ku burri e vrau gruan në Skënderaj

Në ditën e Fiter Bajramit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka qëndruar për vizitë në Skenderaj.

Ajo ka vizituar familjen Qerimi nga Llausha e Skenderaj.

Gjatë janarit të këtij viti, në këtë familje burri e kishtë vrarë gruan e tij.

Lidhur me këtë vizitë Deliu është shprehur se gjatë takimit më tre fëmijët e kësaj familje, atyre iu ka uruar suksese në shkollë, shëndet dhe mbarësi.

 “Jeta i ka sfiduar që të rriten tani me mungesë të nënës. Por, ata mërzinë dhe mallin janë duke e shndërruar në forcë! Ata gjithmonë do ta kenë mbështetjen time”, shkroi Deliu.

Ajo publikoi një fotografi me fëmijët./Shqip.com