Lajme

Deliu: PDK-ja ndërtonte shkolla e spitale, ndërsa Kurti merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë

Deputetja e PDK-së, Blerta Delu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Kurti që nga sot e tutje nëpër lokale qytetarëve të u shërbehet ujë.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Deliu ka thënë se Qeveria e PDK-së ndërtonte shkolla e spitale ndërsa Qeveria Kurti po merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë.

“Prej Qeverisë së PDK-së, që ndërtonte autostrada, shkolla, spitale e rriste rroga, Kosova ka rënë në Qeverinë e Albin Kurtit që merr vendim që lokalet të shërbejnë ujë”, ka shkruar Deliu.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore përmes së cilës obligohen të gjitha objektet e gastronomisë të ju ofrojnë klientëve ujë të pijshëm përmes i cili rrjedhë nga rubineti.

Foto ilustrim

Kjo rregullore parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në restorante, kafene dhe bare.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi rastet kur pronari i objektit të gastronomisë obligohet ta furnizojë me ujë klientin.

Objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit, nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale./Shqip.com