Lajme

Deliu-Kodra: Pa u ballafaquar me të kaluarën, Serbia u fal

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës ka thënë se me pranimin e planit Evropian gjatë takimit të djeshëm, Serbia është fal pa u përballur me të kaluarën.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se u harrua ankthi dhe pritja e familjarëve për të pagjeturit dhe kërkesat për drejtësi.

“Me siguri, pikën më të pakontestueshme për ta pranuar Albin Kurti e ka pasur tejkalimin e të kaluarës. Pra, pa u ballafaquar me të kaluarën, Serbia u fal, për të gjitha vrasjet, dhunimet, persekutimet. U harrua ankthi dhe pritja e familjarëve për të pagjeturit, u harruan kërkesat për drejtësi. Asnjë grykësi për pushtet s’e arsyeton këtë pajtim për të provuar zhdukjen e historisë nga e cila, tekefundit, buron frymarrja jonë e lirshme!”, shkroi Deliu-Kodra.

Tutje, ajo tha se askush, nuk mund ta tejkalojë të vërtetën për Diturijen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan të hënën me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti.

Arsyeja ishte, sepse palët kishin mospajtime për zbatimin e tij.

Megjithatë, sipas shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, të dy udhëheqësit treguan sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

/Shqip.com